Ukraina po mbështetet në përdorimin masiv të dronëve për të kompensuar mungesën e predhave të artilerisë dhe për të dëmtuar aftësitë ushtarake ruse, por ekspertët paralajmëruan se nuk mund të prishin ekuilibrin. Si dronët e përdorur për sulme qindra kilometra larg ashtu dhe dronët komercialë, kanë filluar të dominojnë fushën e betejës. Në veçanti, dronët e thjeshtë FPV i lejojnë pilotët e tyre të shohin imazhe të drejtpërdrejta të tokës sikur të ishin në bord dhe mund të lokalizojnë njësitë e armikut e nëse janë të armatosur me eksploziv munden edhe t'i sulmojnë ata.