Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burgim oficerin e Forcave Ajrore Ruse, Aleksei Loboda, me akuzën për shkelje të ligjeve të luftës. Kështu tha më 3 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Kjo zyrë tha se bombardimi i Lobodës ndaj objektivave civile në lindje të Ukrainës, rajoni i Harkivit, në mars të vitit 2022, kishte shkatërruar një qendër transmetimi që nuk ishte përdorur për asnjë aktivitet ushtarak. Piloti rus u kap pas rrëzimit të avionit të tij nga forcat e armatosura ukrainase.