Shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut konfirmoi të dielën se Ukraina i ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut. Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se autoritetet ukrainase të sigurisë janë duke i marrë në pyetje dy ushtarët e kapur në rajonin Kursk të shtetit rus.