Top News – Ukraina, kaos në qiejt e Rusisë / Sulme të mëdha me dronë, çrregullohet trafiku ajror
07/07/2025 12:18

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan të kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë. “Deri në orën 6 të mbrëmjes 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime u shtynë për më shumë se dy orë”, bëri të ditur ministria. Në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg - qytetin e dytë më të madh të Rusisë - u anuluan 90 fluturime dhe u shtynë 37 të tjerë për së paku dy orë. “Duhet theksuar se ekziston lidhja hekurudhore mes Shën Petersburgut dhe Moskës. Biletat janë të disponueshme në të dyja drejtimet - si për trenat e distancave të gjata, ashtu edhe për trenat me shpejtësi të lartë”, tha ministria. Sipas njoftimit të ministrisë, fluturime u anuluan edhe në aeroportet në Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan ndërsa po i afroheshin kryeqytetit, por ai nuk dha detaje për dëmet e mundshme. Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se dronët ukrainas plagosën dy civilë pranë zonës kufitare. Sulmet e Ukrainës pasuan disa bombardime të mëdha të forcave ruse në Kiev, ku u vranë së paku dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19