Top News – Ukraina i gëzohet armëve të Trumpit…por ‘djalli fshihet në detaje’, SHBA vetëm fiton
16/07/2025 12:45

Presidenti Donald Trump më në fund ka gjetur një mënyrë për t'i dërguar armë ukrainës, ashtu sic i pëlqen atij...: u ka kërkuar evropianëve të dhurojnë armët e tyre ndërkohë që do tu shesë aleatëve armë zëvendësuese amerikane. Por tani, vjen pjesa e vështirë. Evropianët duhet të bien dakord se kush do të heqë dorë nga sistemet e tyre të cmuara, duke përfshirë bateritë e raketave Patriot që Kievi i ka kërkuar me dëshpërim. "Ne do të prodhojmë armë të nivelit të lartë dhe ato do t'i dërgohen NATO-s", tha Trump në Zyrën Ovale të hënën. Disa sisteme mbrojtëse raketore Patriot duhet të mbërrijnë në Ukrainë "brenda disa ditësh", shtoi Trump, i cili përballet me rezistencë nga disa figura të profilit të lartë në lëvizjen MAGA që kundërshtojnë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. Sistemet e kushtueshme Patriot, të kërkuara shumë nga aleatët e SHBA-së, kanë rezultuar efektive në shkatërrimin e raketave balistike ruse që shënjestrojnë qytetet e Ukrainës. SHBA-të gjithashtu kanë sinjalizuar gatishmëri sipas marrëveshjes së propozuar me aleatët evropianë për të dërguar armë shtesë sulmuese, tha një burim i njohur me çështjen, megjithëse Trump ka thënë se Ukraina duhet të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës. Plani, të cilin Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hartuan ditët e fundit, sipas dy burimeve të njohura me diskutimet, është pritur pozitivisht nga Ukraina dhe aleatët e saj. Udhëheqësit në Kiev kanë festuar një ndryshim të madh të tonit nga Trump, i cili deri në javët e fundit fliste me entuziazëm për Presidentin rus Vladimir Putin. Por që nga njoftimi, është bërë e qartë se Trump paraqiti një kornizë - jo një plan të detajuar. Se sa armë do ti dërgohen Ukrainës kjo do të varet nga negociatat e ardhshme se kush do të ofrojë cilat pajisje. "Si gjithmonë, djalli fshihet në detaje", tha një ambasador evropian në Uashington. Pyetja kryesore është se kush do t'i dhurojë bateritë Patriot dhe kur. Gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me Trump të hënën, Rutte përmendi gjashtë vende të NATO-s - Finlanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Kanadaja - që janë të gatshme të merrnin pjesë në skemën e blerjes së armëve. Burime në ambasadat e dy prej këtyre vendeve në SHBA i thanë Reuters se ata personalisht mësuan për planin ndërkohë që ai njoftohej. Edhe aleatët e ngushtë të SHBA-së duket se mësuan për propozimin në kohë reale.

Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41