Top News/ Ukraina ‘falet’ tek aleati i Putinit / Ministri i Jashtëm kërkon ‘paqen’ në Kinë
24/07/2024 12:19

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, po zhvillon një vizitë në Kinë. Me homologun e tij kinez ai do të bisedojë për mënyrat dhe rrugët për të arritur një marrëveshje për paqe në Ukrainë. Kuleba dhe homologu i tij kinez Ëang Yi ishin takuar për herë të fundit në shkurt të këtij vitit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Vizita e Kulebës, në Kinë është një vizitë e pazakontë, sepse edhe pse Pekini e quan veten si neutral në luftën e Ukrainës, ai konsiderohet si aleat i Rusisë. Në faqen e tij në Instagram Kuleba shkruan se ka shkuar në Kinë "për të vendosur kontakte midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi dhe atij të Kinës, Xi Jinping. Ai sqaroi gjithashtu se programi i vizitës së tij përfshin negociata me kolegun e tij kinez Ëang Yi lidhur me mënyrat dhe rrugët për të arritur një paqe të drejtë në Ukrainë. "Ne duhet t'i shmangim planet konkurruese për paqe. Është shumë e rëndësishme që Kievi dhe Pekini të zhvillojnë një dialog të drejtpërdrejtë dhe të shkëmbejnë qëndrime e tyre," tha ministri. Kuleba synon të diskutojë me palën kineze edhe për marrëdhëniet dypalëshe. Zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës kishte njoftuar para nisjes se Kuleba do të qëndrojë në Kinë nga 23 deri më 25 korrik dhe vizita zhvillohet me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Ëang Yi.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB