Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton ka pranuar se është penduar që kishte bindur autoritetet ukrainase të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore në vitin 1994. Sipas Clintonit, Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën, nëse Kievi do të kishte ende arsenalin e saj bërthamor.