Mbështetja perëndimore për Ukrainën ka qenë në krye të agjendës në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një mbledhje e përvitshme e krerëve të shteteve, zyrtarëve, diplomatëve dhe ekspertëve, e cila po zhvillohet në Gjermani. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjet për aleatët perëndimorë për dërgimin sa më të shpejtë në Kiev të armëve, teksa hapi samitin tre-ditor me lidhje video më 17 shkurt. Ai tha se Rusia nuk duhet të lejohet që të blejë kohë për agresionin e saj, derisa forcat ukrainase po përballen me sulme të shumta në të gjithë linjën e frontit.