Top News-Ukraina, ‘breshëri’ raketash mbi Rusi/Sulmon Kurskun e Belgorodin, Bakhmuti ‘ndizet’ sërish
05/07/2023 11:27

Luftime të ashpra po zhvillohen në zonën e Bahmutit, Limanit, Avdijivkës dhe Marjinkës në Donjeck, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase të mërkurën, duke shtuar se një ditë më parë, në këto zona ka pasur 40 përballje ushtarake. “Luftëtarët tanë kanë vazhduar operacionet ofensive në jug dhe veri të qytetit të Bahmutit”, tha ushtria në përditësimin e fundit. Në njoftim u tha se mbi 15 vendbanime janë sulmuar nga artileria ruse. Ushtria ukrainase tha po ashtu se ushtria ruse ka intensifikuar aktivitetet vëzhguese dhe të sabotimit në zonat kufitare afër qytetit Siverski. Ndërkaq, guvernatorët e Kurskut dhe Belgorodit në Rusi thanë se këto rajone janë sulmuar nga forcat ukrainase përtej kufirit. Sipas tyre, sulmet kanë ndodhur në orët e para të së mërkurës, por nga këto sulme nuk u raportua për viktima. “Qyteti Valujki është nën zjarr nga forcat e armatosura të Ukrainës”, shkroi në Telegram guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov. “Sistemet tona ajrore funksionuan dhe nuk ka shkatërrim në terren”, shtoi ai. Në një deklaratë të ndarë, Roman Starovoyt, guvernator i rajonit Kursk, në veri të Belgorodit dhe pranë kufirit me Ukrainën, tha se një shkollë dhe një shtëpi private u dëmtuan nga sulmet në fshatin Tjotkino. Në orët e vona të së martës, ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar një formacion të forcave ruse në Makijvka në rajonin e Donjeckut, ndërkaq përfaqësuesit e vendosur nga Rusia akuzuan Kievin se ka shënjestruar një spital, duke thënë se një civil u vra dhe 36 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit. “Si rezultat i sulmit efektiv të njësive dhe forcave mbrojtëse, edhe një formacion i terroristëve rusë në Makijvkën e pushtuar përkohësisht, u shkatërrua”, tha ushtria ukrainase.

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB