Vlora ka hyrë në ditën e pestë të saj pa ujë të pijshëm, teksa dhjetëra qytetarë janë ngritur në protesta para bashkisë, duke kërkuar reagim për situatën. Me protestuesit u përball edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Flauers Shoshi. Ai u tha banorëve se puna për riparimin e defektit në tubacionin kryesor të ujësjellësit të qytetit po vijon dhe premtoi se në mesnatë situata do të normalizohet.