Merr fund shqetësimi i shoqatave të biznesit mbi bllokimin e llogarive bankare. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron udhëzimin me numër 44 datë të datës 9 shtator të këtij viti dhe që ka të bëjë me procedurat tatimore. Pas letrës të shoqatave të biznesit ndaj udhëzimit të procedurave tatimore, ku ligji parashikon cënimin e llogarive personale të ortakeve dhe administratorit, lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare.