Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesnatë në aksin nacional Çermë-Divjakë. Dy persona, babë e bir të cilët udhëtonin me motoçikletë kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar rëndë Leonard Vrapi dhe djali i tij Alesio Vrapi. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku nga informacionet e marra nga mjekët, gjendja e tyre paraqitet shumë e rënduar dhe në rrezik për jetën.