Ministria e Jashtme njofton se Shqipëria është në listën D të Italisë, sa i takon situatës së pandemisë. Duke iu referuar rregullave të reja të vendosura nga qeveria e vendit fqinj, Ministria e Jashtme thekson se duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë. Ministria bën të ditur se shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.