Një lider i grupit të ekstremit të djathtë, Proud Boys, është dënuar me 17 vite burg, një nga dënimet më të gjata të dhëna për trazirat në ndërtesën e kongresit amerikan. Një veteran i ushtrisë amerikane, Joe Biggs, 38 vjec, ishte një nga nxitësit e sulmit në kongres në 6 janar 2021, thanë prokurorët.