Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinauatra ka deklaruar gati 400 milionë euro pasuri në asete, duke përfshirë një koleksion prej 217 çantash dhe 75 orë luksoze. Shifra del në dokumentin e vetëdeklarimit të pasurisë, që vetë Kryeministrja 38 vjeçare ka dorëzuar te komisioni kombëtar kundër korrupsionit.