“Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri”. Kështu e nisi ish-gjenerali i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi fjalimin e tij në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre-bashkëluftëtarëve të tjerë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqi në Hagë.