Nga pika kufitare e Morinit u nisën drejt Tiranës ish-pjestarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Me veshje ushtarake, flamuj kombëar në duar dhe pa harruar për asnjë moment ish-komandantin legjendar Adem Jashari, ata marshuan drejt kryeqytetit për të festuar ditën më të rëndësishme të mbarë shqiptarisë.