Sipërmarrësi Gjergj Luca u zgjodh personazhi i vitit 2022 për gjithë kontributin e dhënë në ekonomi përmes investimeve të tij. Nga event i organizuar në ‘Rozafa Fish City’ Luca falenderoi të gjithë ata që e votuan teksa pati një mesazh edhe për gazetarët e pranishëm në mbrëmjen e festave të fundvitit.