Një sherr i disa ditëve më parë për çështje politike i ka marrë jetën një 57 vjecari nga Ballshi. Pelivan Sinorrapaj u dhunua brutalisht nga shokët para 9 ditësh. Pas plagëve të marra ai u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht humbi jetën. E gjithë ngjarja nisi si pasojë e sherrit për Partinë Socialiste, ku mbrëmjen e 29 janarit Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë. Por, djali i viktimës ka një tjetër version për ngjarjen.