Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupit të strukturuar kriminal, që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Hetimi rinisi për Rexhepin, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqin që ndodhet pas hekurave në Spanjë, si dhe për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi; konkretisht Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj. Ndërkohë, gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij.