Forcat ukrainase kanë kërkuar hakmarrje për një rakun që u vodh nga ushtarët rusë kur ata bastisën një kopsht zoologjik në Kherson. Forcat ukrainase, kishin shkruar ‘Për rakunin!’ mbi një mortajë pasi videoja e ushtarëve rusë që kapnin kafshën u bë virale. Të dielën e kaluar, u publikua një video e ushtarëve rusë që bastisnin një kopsht zoologjik. Në imazhe shihej një kujdestar rus që vidhte kafshët nga kopshti zoologjik ukrainas, i ndihmuar nga trupat e Putinit.