Në zonën e Shoshit, ku votohet për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës në orët e para të mëngjesit, u tha se nuk po votohej për shkak të motit të keq. Por pamjet tregojnë të kundërtën. Aty ka vijuar procesi, edhe pse në minutat e para janë hasur vështirësi, që lidhen me motin e keq dhe pjesëmarrjen e votuesve. Pamjet tregojnë atë se çfarë po ndodh në Shosh.