Teksa gjithë bota flet për raportin e Rihannës me ASAP Rocky-n dhe për një tradhti të mundshme, dyshja i kanë surprizuar të gjithë duke u shfaqur në publik së bashku. Këngëtarja dhe i dashuri i saj kanë ngrënë një darkë në vendinlindjen e yllit të muzikës. Vëmendjen si gjithmë e ka marrë artistja e cila kishte veshur një fustan të zi duke ekspozuar barkun dhe dekolten e saj. Dalja bashkë publike e çiftit vjen pasi mohuan pretendimet për një ndarje të mundshme, por mesa duket paska qenë e gjitha një gënjeshtër.