Policia italiane vuri në pranga një shqiptar, i cili duke u shtirur si vajzë, mashtroi përmes platfomrës messenger një shtetas italian, duke i zhvatur atij 18 mijë euro. 41 vjecari Ervin Sopi u vendos në pranga këtë të enjte, në Milano, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të, nën akuzën e mashtrimit, kërcënimit e më pas zvatjes së sasisë së parave.