Armando Sulejmani i njohur ndryshe si Cipuri, u vendos në pranga në qytetin e Durrësit, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin tip Mercedes benz me të cilin po qarkullonte. Arrestimi i tij nxori në pah fatkin se targat e automjetit me të cilin lëvizte ishin të vjedhura në muajin nëntor të vitit të kaluar në Tiranë. Armando Sulejmani është person gjërësisht i njohur për publikun dhe policinë e vendit. Në 2016 ai u qëllua nga dy persona me armë zjarri dhe mbeti i plagosur, një ngjarje kjo që u shënua në hyrje të pallatit të tij.