Një kthim 20 vite mbrapa e konsiderojnë raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 majit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Për deputetin Oerd Bylykbashi, njëherësh një nga hartuesit e reformës aktuale zgjedhore, ODIHR certifikoi gjetjet dhe akuzat e demokratëve, duke theksuar se janë shkelur të gjitha kriteret për zgjedhje të lira.