Deputetja Flutura Açka ka kërkuar zhbërjen e vendimit për emërimin e saj si anëtare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, pas shkarkimit të saj fillimisht nga posti i drejtueses së tij. Sipas Açkës, deputeti zgjedh vetë komisionin në të cilin do të bëjë pjesë, e nuk caktohet nga të tjerët.