Partia Demokratike deklaron se koncesioni i sterilizimit është dhënë me kosto të fryra artificialisht dhe se tejkalon me gati 50 milionë euro parashikimet fillestare të kostos në buxhetin e shtetit. Kontrata fillestare, per koncensionin e sterilizimit, ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, por ne fakt, pritet të rritet me afro 50 për qind.