Pasi dy shkallët e Gjykatës së Posaçme i refuzuan ndryshimin e masë së sigurisë arrest me burg, nga arratia Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Rekursi është dorëzuar nga avokati I të shumëkërkuarit, për të cilin janë organizuar disa aksione policore për ta kapur, por pa sukses.