Anila Ndoka Prendushi, ka humbur betejën për jetën pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës. 44-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, u qëllua me një plumb nga partneri I saj 34-vjeç, duke I shkaktuar një plagë të rëndë në kokë, ndërkohë që më pas autori Kolë Manaj, me të njëjtën armë vrau dhe veten.