Përvjetori i pestë i vrasjes së politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç është shënuar mëngjesin e së hënës para zyrave të partisë së tij, Iniciativa qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia (SDP) në Mitrovicën e Veriut, ku edhe është vrarë. Mëngjesin e 16 janarit, miqtë dhe admiruesit e Ivanoviqit kanë ndezur qirinj në orën 08:15, kur është kryer atentati ndaj tij. Ai është vrarë me gjashtë plumba në shpinë, para objektit të partisë së tij.