“Nuk isha e sigurt nëse isha e gjallë apo e vdekur, kur na sulmuan”, tha një ushtare izraelite pasi i mbijetoi sulmit të 7 tetorit nga Hamasi. Ushtarja izraelite ka treguar se pavarësisht se u qëllua 12 herë nga Hamasi, pati guximin të shtirej sikur ishte një kufomë mes miqve të saj të vdekur. Sipas New York Post, ushtarja e plagosur dhe gjashtë kolegët e saj, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të prisnin derisa Hamasi të hidhte në erë çdo derë sigurie dhe më në fund të arrinin te trupat e IDF, duke qëlluar me breshëri drejt tyre.