Ky është momenti i ndalimit nga Policia Rrugore të një 41-vjeçari të shpallur në kërkim për prodhim/ shitje narkotikësh. Mariglen Abedini, u pikas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip “Volksëagen”. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.