Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë me vendim të formës së prerë me 10 vite burg. Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.