Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media, pas kërkesës së Serbisë ndaj KFOR-it që të kthejë 1 mijë trupa në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se në momentin që Policia rrezikohet, anëtarë e kësaj orgnizate do të dalin në mbrojtje të saj. Klinaku thotë se UCK u ka dalë përballë 100 mijë trupave gjatë kohës së luftës në Kosovë.