Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë, pasi janë kapur duke lëvizur në qytet me sasi kanabisi. Makina me të cilën lëviznin këto katër shtetas u kontrollua nga Shqiponjat e Drejtorisë Vendorë të Policisë Lezhë, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive.