Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë ''Arrest në burg'' për Denis Dodën, administrator i kompanisë "Fish &Co Tirana". Në kontenierin e kësaj kompanie u sekuestruan pak ditë më parë 7 kg kokainë. I arrestuari Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga organi i prokurorisë.