Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet e 9 muaj burg ish- efektivin e forcave RENEA Remal Rada, nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s. Për shkak se janë gjykuar me gjykim të shkurtuar, të dy ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretë