Bajram Koleci është shqiptari që u kap në fermë kanabisi me vlerën rreth 200 mijë paund në Britaninë e Madhe, por u justifikua në gjykatë duke thënë se e kishin detyruar. "Më kanë detyruar. Unë jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kisha para borxh. Qëndrova për 6 muaj atje dhe tentova të largohesha, por u kërcënova me armë dhe me detyruan të kthehesha brenda", tha Koleci.Policët britanikë kapën ambientin e shndërruar në fermë kanabisi sipër një qebaptoreje në Sëansea në jug të Uellsit.