Pasi u kap me canta me para, zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili ka dëshmuar sot përpara autoriteteve greke lidhur me akuzat ndaj saj dhe tre zyrtarëve të tjerë për marrje e parave nga Katari në këmbim të lobimit për interesat e tija kombëtare. Kaili doli përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se t’i konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t’ia dorëzonte personit të cilin i përkiste. Ajo u kap me 600 mijë euro.