Nazif Ajrofski, drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua në vitin 2021 me një sasi kokaine në portin e Durrësit, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Posacme antikorrupsion. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, 41 vjecari do të vuajë vetëm 8 vite burg, për 324 kilogramë kokainë, që ai kishte fshehur në serbrator e kamionit, më 18 qershor të vitit 2021. Kamioni me targa maqedonase ishte nisur nga Belgjika, ndalesën e parë e bëri në Serbi, më pas në Maqedoni të Veriut dhe pastaj ndaloi dy ditë në Shqipëri dhe si destincion final kishjte Napolin e Italsië.