Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka ngritur pikëpyetje mbi celja e fushatës së koalicionit Berisha-Meta në stadiumin Air Albania, që sipas tij kushtoi 100 mijë euro, shumë kjo shumë e madhe parash. Veliaj u shpreh se partitë që nuk marrin lekë nga KQZ-ja, që nuk janë të përfaqësuara me logo dhe vulë, duhet të japin llogari ku I gjejnë paratë.