Dënohet me 34 muaj burg një shqiptar që jetonte në Colchester të Anglisë, për kultivim të lëndëve narkotike. Klisman Marku u deklarua fajtor, teksa pranoi se kishte punuar për një bandë që merrej me kultivim narkotikësh, e cila I kishte premtuar strehim, në një kohë kur ai kishte ftohtë, ishte i uritur dhe në gjendje të rëndë. Shqiptari u ndalua në qershor për kontroll teksa lëvizte me një automjet pa dokumentacion të rregullt.