Një 16 vjecar pësoi dëmtime të rënëda në kokë dhe qafë, pasi u hodh pranë një shkëmbi në plazhin e Llamanit në Himarë. Adoleshenti zbriti nga mjeti lundures Jet Ski dhe hipi mbi shkëmb për tu hedhur në det, por fatkeqësisht u lëndua në fytyrë dhe kokë, pasi ra shumë pranë shkëmbit. Shoku i tij një 17 vjecar, i cili po shoqëronte 16 vjecarin, i shkoi në ndihmë por edhe ai mbeti i dëmtuar.