Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur për herë të parë për martesën e saj me Taiki Waititi. Ata u martuan fshehurazi në fillim të kësaj vere. 31-vjeçarja pranon se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin e njohur 47-vjeçar. Madje ajo ka zbuluar se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj. Ylli i pop-it gjatë një interviste televizive ka treguar se është frymëzuar nga martesa e prindërve të saj, Vera dhe Besnik, të cilët janë më shumë se 30 vite bashkë.