Mediat greke kanë reaguar sërish për vrasjen e Aleksandër Zakës, shqiptarit që u ekzekutua me një plumb në kokë të shtunën në ishullin e Salaminës. Bëhet me dije se autoritetet greke kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e krimit, i cili dyshohet se ka qëndruar më parë në banesën e viktimës. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për kapjen e autorit. Aleksandër Zaka, nga Lushnja, u gjet i vrarë me plumb pas koke ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij.