Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në dy vite e gjysmë të qeverisjes, qeveria e tij ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha po ashtu se gjatë kësaj periudhe janë rekrutuar afër 2.000 ushtarë të rinj.