Policia e Kavajës ka identifikuar dhe vënë në pranga tre shtetas të dyshuar si përgjegjës për zjarrin që përfshiu sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore në fshatrat Peqinaj dhe Zhabjak. Pas rënie=s së zjarrit një natë më parë, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në terren. Nga hetimet e shpejta rezultoi se zjarri kishte dalë jashtë kontrollit gjatë procesit të djegies së mbeturinave në tokat e tyre. Për pasojë, krahas dëmeve në sipërfaqet me pemë frutore, u dogj edhe një banesë e pabanuar.