Pas vendimit të Prokurorisë së Tiranë, për të dërguar në gjykim dosjen ndaj ish-drejtorit të Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS, ka reaguar edhe Ervin Salianji, ish-deputeti I PD-së, I cili drejtoi Komisionin Hetimor për TIMS. Sipas ish-deputetit demokrat, arrestimi i Muçës është dëshmi edhe për punën e Komisionit Hetimor, teksa kërkon që këtë çështje ta hetojë SPAK.