Kryeministri Rama ka publikuar pamjet video të përfundimit të punimeve për shkollën e parë në Durrës, pjesë e procesit të rindërtimit. Pas muajsh nga dita e pare kur u happen themelet, ka perfunduar ndertimi I kesaj shkolle, e shkaterruar nga termeti tragjik I 26 nentorit nje vit me pare. Videon e ketij projekti te realizuar e ka postuar kryeminsitri Edi Rama ne rrjetin social, duke sqaruar se shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës ka nisur të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe tre ditë më parë, në datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar. “Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, shkruan Rama ne videon e publikuar.